-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Kosovës miraton subvencionimin e energjisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar për vendimet kryesore që ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se gjatë mbledhjes së djeshme janë marrë 31 vendime, ku ndër to kanë qenë gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji.

“Miratuam gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji. Që çmimi i energjisë elektrike për qytetarët të jetë më i përballueshëm, ndamë mjete për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike. Ndamë mjete për masat e Pakos për Përballje me Inflacion, në mbështetje të amvisërisë që kanë kursyer energji, për punëtorët e ndërmarrjeve publike, për punëtorët e sektorit publik dhe për studentët.”- ka shkruar Kurti.

Kurti shtoi se qeveria gjithashtu aprovoi Planin e Veprimit për pakon e përkrahjes buxhetore për krizën e energjisë brenda fondeve IPA 2023, me vlerë prej 75 milionë euro.

Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë është diskutuar gjithashtu edhe për aplikimin e Kosovës për të kërkuar statusin kandidat për në BE, kërkesë e cila do të firmoset zyrtarisht sot nga kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit