-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I zunë pritë! Mediat italiane japin detajet e reja: Si u vra shqiptari në Itali

Kryesoret

Një ditë më parë u gjet i vdekur në shtëpi në Itali një shqiptar. Ai është Pertrit Caka 49 vjeç.

“Ai ishte një burrë i ndershëm dhe një baba model”. Kështu e përshkruajnë fqinjët dhe të njohurit, shkruajnë mediat italiane.

Në jetën e Cakës, 49-vjeçarit me origjinë shqiptare, karabinierët nuk gjetën elemente dyshimi, ndonëse ai nuk kishte një punë të përhershme dhe bënte punë të herëpashershme si murator.

Kundër tij vetëm disa precedentë jo serioz dhe shumë të largët në kohë.

Gruaja e tij Dorina punon pastruese dhe kur u kthye në shtëpi e gjeti të plagosur rëndë. Mjekët bënë disa përpjekje, por pa sukses. Ai vdiq pak më pas.

Shqiptari ishte goditur me thikë në trup dhe në fytyrë. Atë mëngjes ai kishte shoqëruar fëmijët e tij në shkollë dhe u kthye në shtëpi, ku atentatorët po e prisnin në shtëpi. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit