-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Vis Martinaj te Talo Çela! Flet i penduari: Lista me porositësit dhe vrasësit në Elbasan

Kryesoret

Erjon Alibej, i arrestuar nga SPAK si porositës dhe financues i disa prej vrasjeve të ndodhura në tri vitet e fundit, ka pranuar të flasë, për tre prokurorët që po ndjekin hetimet e operacionit “Plumbi i Artë” ku është edhe emri i Ervis Martinajt, fati i të cilit ende nuk dihet.

Me dëshminë e tij, Alibej duket se po kthehet bashkëpunëtori dhe i penduari i 5-të i SPAK në këtë çështje, pas Klevis Allës, Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhës dhe Euglent Halilit. Alibej ka treguar për disa ngjarje kriminale, ku është përfshirë edhe vetë.

Rrëfimi i tij lidhet edhe për vrasje, të cilat ai pretendon se ka dijeni se kush persona i kanë kryer dhe financuar ato.

Deri në këtë fazë ku ndodhet çështja, SPAK ende nuk i ka dhënë Erjon Alibejt statusin e bashkëpunëtorit pasi dëshmia e tij vijon të jetë në verifikim e sipër.

Për këtë arsye SPAK ka tërhequr nga rrethet dosjet e ngjarjeve për të cilat ka folur i dyshuari dhe po rishqyrton rrethanat dhe provat.

Erjon Alibej, sëbashku me Euglent Halilin dhe Xhulian Hoxhën, janë akuzuar për vrasjen e shtetasit Regis Runaj.

Por sapo dosja kaloi për gjykim, prokurori i çështjes Behar Dibra, i kërkoi Gjykatës së Posaçme, tërheqjen e akteve hetimore vetëm për të pandehurit, Erjon Alibej, me argumentin se SPAK po hetonte dhe për vrasje të tjera.

Tashmë prokurorët janë duke kryer një mori veprimesh të tjera, ku po veprifikojnë dëshmitë e dhëna nga Erjon Alibej.

Nëse ky i fundit do fitojë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, atëherë ai kthehet në të penduarin e 5 të kësaj dosje voluminoze, që flet për një seri grabitjesh dhe vrasjesh me pagesë.

Bashkëpunimi i të arrestuarit Alibej me drejtësinë, mund të sjellë një valë të dytë arrestimesh nga SPAK pasi ai ka treguar emrat e mbi 30 personave të përfshirë në ngjarje kriminale.

Prokuroria ka kërkuar së fundi të marrë në pyetje edhe shtetasin Elton Kila alias (Oti), i cili është personi të cilin Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, kishin planifikuar të vrisnin në muajin mars 2022 në Elbasan.

Sipas Dumanit, porosinë e vrasjes së “Otit” e kishte kërkuar Suel Çela, ndërsa sipas bashkëpuntorit tjetër, vrasjen e Elton Kilës e kishte kërkuar Nuredin Dumani, pasi sipas tij “Oti” strehonte dhe mbante me bukë Talo Çelën, shkruan gazetari Elton Qyno.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit