-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xholi: Nëse më besoni në krye të SPAK-ut do të godas korrupsionin në nivele të larta

Kryesoret

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Tre kandidatët në garë janë prokurorët: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Fillimisht anëtarët e KLP do të intervistojnë tre kandidatët për postin e drejtuesit që do të drejtojë këtë institucion që heton krimin dhe korrupsionin në nivel të lartë.

Prokurori Adnan Xholi ishte i pari që paraqiti platformën para anëtarëve të KLP. Ai tha se po kandidon me bindjen se është i aftë t’u japë një shtysë më të fortë hetimeve.

Konkretisht më tej ai tha se nëse i besohet drejtimi do të fokusohet te goditja e korrupsionit në nivele të larta.

“Kandidova me bindjen se kam aftësitë për të drejtuar SPAK-un. Kjo prokurori është bërë efektive dhe është e konsoliduar farë punës suaj dhe partnerëve tanë.

Por për t’u përballur me publikun duhen hetime të shpejta. Kam mbi 24 vite punë ne prokurori pa shkëputje. Fokusi duhet të jetë te korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit