-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Përshpejtim i largimit të azilkërkuesve shqiptarë”/ Sunak reagon pas prezantimit të planit!

Kryesoret

Dy ditë pas prezantimit të planit për emigrantët shqiptarë, kryeministri britanik Rishi Sunak ka reaguar sërish, duke renditur tre pikat të planit. Ai thotë se iu drejtua stafit të Home Office me qëllim për të trajtuar emigracionin e paligjshëm.

Sipas Sunak, do të përshpejtohet largimi i azilkërkuesve shqiptarë, do të pastrojnë ngarkesat e azilit fillestar dhe do t’i japin fund strehimit të emigrantëve nëpër hotele.

“Unë iu drejtova stafit në Home Office duke luajtur një rol jetik në dhënien e masave tona të reja për të trajtuar migracionin e paligjshëm, duke përfshirë:

-Përshpejtimin e largimit të azilkërkuesve shqiptarë

-Pastrimi i ngarkesës fillestare të azilit

-Nuk do ketë me dhoma hoteli për azilkërkuesit”, shkruan Rishi Sunak.

Dy ditë më parë kryeministri britanik ka premtuar më shumë njerëz të angazhuar për të ndihmuar në dëbimin e azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit të ardhshëm.

Sipas një plani të prezantuar nga Sunak, një njësi e dedikuar prej 400 specialistësh do të ngrihet për të trajtuar kërkesat nga shqiptarët.

Zyrtarët kufitarë të Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen gjithashtu në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të re qeverinë shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit