-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërron jetë i riu shqiptar në Angli, polici përdori elektroshok për të neutralizuar situatën dhe i mori jetën

Kryesoret

Një 29-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Sali Byberi ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Essex të Britanisë pasi një efektiv policie e ka neutralizuar me elektroshok.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Clockhouse Way, Braintree.

BBC shkruan se policia shkoi në lavazhin e makinave që kishte hapur i riu shqiptar në Britani të madhe por Byberi kundërshtoi një nga efektivët.

Për ta neutralizuar, polici përdori elektroshok, por kjo gjë solli humbjen e jetës së të riut shqiptar.

Viktima ishte baba i tre fëmijëve, Akil 8 vjeç, Egilson 6 dhe Fabio, 5 vjeç.

Familja e tij është në kërkim të drejtësisë dhe përmes avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që prej vdekjes së djalit të tyre.

“Ende nuk mund ta besojmë se çfarë ndodhi dhe si na e morën Saliun. Është pothuajse e pamundur të gjesh fjalët për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Kemi kaq shumë pyetje dhe gjithçka që shpresojmë tani është të paktën që të marrim përgjigje,”- është shprehur motra e viktimës, Eli Sokolaj.

Partnerja e Byberit, Leonora Mafra tashmë rrit e vetme tre fëmijë.

Hetimet vijojnë ende por mediat britanike nuk sqarojnë se çfarë mase është marrë ndaj efektivit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit