-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi me dy plumba në kokë i shqiptarit në Athinë, mediat greke nxjerrin pamjet pas ngjarjes!

Kryesoret

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një shkëmbimi zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se një person ka hapur zjarr jashtë ambienteve të një lokali në Nea Smyrni, në Athinë.

Në lidhje me dinamikën e ngjarjes, mediat lokale raportojnë se viktima ishte i ulur në një nga tavolinat me një mikun e tij, ndërkohë që autori ka qëlluar rreth 5 herë drejt tyre me armë zjarri.

Dy prej plumbave e kanë goditur viktimën në kokë, ndërsa si pasojë e ngjarjes raportohet të jenë plagosur dy persona, miku i viktimës dhe një grua e cila ishte e ulur në një nga tavolinat e lokalit.

Autori mbante një maskë për të mos u identifikuar, ndërkohë që policia bën me dije se në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja 9 mm. Mediat greke raportojnë se dyshimet e para janë ato të larjes së hesapeve.

Larje hesapesh mes bandave/ Të shtëna me armë në Greqi, ekzekutohet një shqiptar, plagosen dy të tjerë, mes tyre një grua!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit