-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KUJDES, PAMJE TË RËNDA/ Del momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Athinë!

Kryesoret

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në sheshin e Nea Smyrni të Athinë. Sipas mediave lokale dyshohet se ngjarja ka ardhur për hesapesh, ndërsa dyshohet se i vdekuri është me origjinë shqiptare, ndërsa kanë mbetur dy të plagosur.

Ekzekutimi me dy plumba në kokë i shqiptarit në Athinë, mediat greke nxjerrin pamjet pas ngjarjes!

Protothema ka publikuar edhe një video nga momenti kur i panjohuri me maskë hyn në një lokal në sheshin e Nea Smyrni dhe hap zjarr ndaj klientëve.  Personi që ra i vdekur u qëllua në kokë nga autori i sulmit vrasës, i cili u doli papritur përballë klientëve me tiparet e mbuluara me maskë dhe qëlloi 5-6 herë, siç thanë dëshmitarët okularë, drejt atyre që donte të godiste.

Më pas ai u zhduk duke vrapuar, me lëvizje shumë të shpejta para se ata që ishin në vendngjarje të kuptonin se çfarë ndodhi.  E gjithë zona është rrethuar nga forca të forta policie, ndërsa personat e DIAS-it dhe makinat e patrullës kanë nisur kërkimin në zonat përreth për të gjetur autorin.

Nga dy të plagosurit, të cilët u transportuan me autoambulancë në spital, njëri ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa tjetri me lëndime të lehta dhe nuk ka rrezik për shëndetin. Ngjarja në polici është raportuar pas orës 9.30 të mbrëmjes së të dielës pas thirrjes për veprim të menjëhershëm, për një sherr të përgjakshëm me të shtëna në sheshin qendror të Nea Smyrni.

Larje hesapesh mes bandave/ Të shtëna me armë në Greqi, ekzekutohet një shqiptar, plagosen dy të tjerë, mes tyre një grua!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit