-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Je i çmendur”! Ballafaqimi që “gozhdoi” drejtoreshën në gjyq: Ti the “hiqeni qafe”

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga hetimi që çoi pas hekurave Marjeta Karajn për vrasjen e Menduh Kurtdedës. Gjatë ballafaqimit në gjykatë me të arrestuarën Marjeta Karaj, kjo e fundit mësohet se ka mohuar përfshirjen në ngjarje, madje ka thënë se nuk e njihte Gazmir Ngotën dhe nuk ishte takuar ndonjëherë me të.

Por 39-vjeçari tregoi se bashkë me djalin e Marjetës, Besmirin, e morën Menduh Kurtdedën në makinë të pirë, blenë bidonët me benzinë, e rrahën, e lidhën me zinxhir qeni pas një peme në Dajt dhe i vunë flakën me urdhër të Marjeta Karajt, që e akuzonte se nuk i kishte shlyer borxhin.

Në këtë moment ka ndërhyrë avokati i Karajt, i cili ka kërkuar në gjykatë një ekspertizë psikike për Gazmir Ngotën, për të përcaktuar “nëse është apo jo mirë mendërisht”.

Policia dhe Prokuroria dyshojnë se shkak për ngjarjen është një borxh që viktima Menduh Kurdteda i kishte Marjetës dhe djali saj pasi e ka rrëmbyer e ka dhunuar dhe më pas djegur.

Por si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi në vitin 2017, kur 56-vjeçarja së bashku me të birin, Besmir Karaj, 34 vjeç dhe shokun e tij Gazmir Ngota, 39 vjeç, e futën me forcë në makinë Menduh Kurt-Dedën dhe pasi e keqtrajtuan fizikisht e çuan në një zonë pyjore në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën për së gjalli.

Dy provat

Proteza e dhëmbëve të 61-vjeçarit dhe një USB që u gjet në vendin e ngjarjes ishin dy nga elementët e tjerë plotësues që çuan prokurorinë drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë. E ndërsa bashkëpunëtori dhe porositësja u arrestuan, ekzekutuesi, pra djali i Marjeta Karajt është ende në arrati, dhe hetuesit dyshojnë se ndodhet në Itali.

Dëshmia tronditëse
Ngjarja e rëndë ndodhi në 2017 dhe u zbardh pak ditë më parë, pas 5 vitesh hetime. Besmir Karaj dhe Gazmend Ngota me urdhër dhe porosi të Marjeta Karajt, rrëmbyen, dhunuan dhe më pas e lidhën dhe e dogjën në Dajt Dedën.

Shkak sipas saj ishte një borxh i pakthyer prej 1 milion lekësh të reja. Marjeta është në pranga, por nuk e ka pranuar krimin, por Gazmir Ngota e ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ka treguar si ndodhi ngjarja.

“Rreth dy muaj pasi isha kthyer në Shqipëri, ku muaji dhe data e saktë nuk më kujtohet, unë kam qenë tek magazina e Besmirit, që ndodhej mbrapa konviktit nr 1 të Shkollës së Bashkuar Tiranë dhe ndërsa po qëndronim, kemi pirë verë të hapur me turshi. Rreth orës, 01:00 të mëngjesit mua më mbaruan cigaret dhe shkova për të blerë një paketë cigare tek një kioskë, tek kryqëzimi i Varrit të Bamit, që qëndron hapur 24 orë.

Ndërsa po kthehesha, disa metra pa mbërritur tek magazina, Besmiri është afruar me mjetin tip Ford Focus dhe më tha: “Hajde hip, të bëjmë një xhiro”. Ndërsa po qarkullonim nëpër rrugica, afër një tregu fruta perimesh në Xhamllik, Besmiri pa një person të seksit mashkull duke ecur në këmbë dhe menjëherë ndaloi makinën, pasi tha se e njihte.

Për mua ishte hera e parë që e shikoja këtë person, por kujtoj që Besmiri i thërriti në emër, “Mendu” dhe pasi i futi krahun e mori në makinë. Kujtoj që personi në fjalë ishte i madh në moshë, mbi 65 vjeç dhe mbaj mend që kishte konsumuar alkool. Gjatë rrugës, në automjet Besmiri filloi që t’i bënte Mendus presion, duke i thënë: “Kam kaq kohë që të kërkoj. Shiko çfarë kam për të bërë” dhe gjëra të tjera të kësaj natyre.

Më pas, Besmiri mori në telefon nënën e tij, Marjetën dhe i tha: “Kam gjet Mendun. E kam me vete me makinë dhe hajde, që të flasësh vetë me të”. Kemi vazhduar rrugën me makinë dhe pasi mbërritëm tek Karburanti në Allias, makinën Ford Focus e futëm në parkingun, pas pishinave të kompleksit Las Palmas, në pronësi të Cufes të cilin unë e njoh që fëmijë si banor të zonës.

Besmiri zbriti nga makina Mendun dhe menjëherë nisi ta qëllonte me shpulla, duke e sharë dhe ofenduar, ndërkohë që ky i fundit nuk reagonte pothuajse fare, vetëm qeshte, pasi si duket ishte në gjendje të dehur. Pas pak çastesh aty ka ardhur Marjeta, e cila e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë: “Prej teje më vdiq vëllai. Duhet të më kthesh menjëherë lekët”, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte lekë borxh Marjetës.

Menduja, i thoshte: “Nuk kam asnjë lek borxh”, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjetën dhe Besmirin i cili filloi që ta qëllojë Mendun, me grushte e shkelma, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej më pasi ishte moshë e thyer. Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa çaste biseduan vetëm për vetëm me njëri-tjetrin.

Pasi unë jam afruar pranë tyre Besmiri më tha: “Sa burg rrezikojmë”. Unë i thashë: “Nuk e di, shumë kemi për të rrezikuar nëse i ndodh diçka e keqe”. Në vijim Besmiri pyeti Marjetën: “Çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht: “Hiqeni qafe sepse nuk i bie njeriu mendja për këtë”. Pas këtij momenti Marjeta u largua në këmbë në drejtim të banesës së saj, ndërsa Besmiri dhe unë ngritëm për krahësh Mendun dhe e futëm atë në sendiljen e pasme të mjetit tip Ford Focus me ngjyrë jeshile, targat e të cilit nuk i mbaj mend.

Pasi vazhduam lëvizjen Besmiri më tha: “Do ta çojmë mbrapa Dajtit qenin”, ndërsa unë s’është se bëra ndonjë reagim, pasi mendova se Besmiri thjesht po i bënte presion Mendus. Ky i fundit, megjithëse ishte koshient, nuk bënte asnjë reagim. Te një karburant në vendin e quajtur Kafja e Rremës, Besmiri ndaloi mjetin dhe më tha: “Zbrit merr benzinë” dhe më dha në dore dy bidona të vegjël 05 mil që mbante në makinë.

Besmiri më dha lekët që bleva benzinë, dhe vazhduam rrugën në drejtim të Shkallës së Tujanit, deri sa arritëm në Kodër Shupal. Ishte shume errësirë dhe gjatë rrugës nuk jemi hasur me asnjë automjet apo person tjetër. Në vendin e quajtur Kodër Shupal, Besmiri ndaloi makinën, bashkë zbritëm nga makina Mendun, duke e mbajtur për krahu dhe e mbështetëm Mendun në trungun e një peme që ndodhej disa metra më poshtë, në anë të rrugës.

Besmiri e lidhi Mendun në trungun e një peme me zinxhirë që mbante në makinë, me qëllim që ai të mos lëvizte dhe e spërkati me benzinë, nga koka tek këmbët, ndërkohë që Menduja në atë moment vetëm rënkonte. Besmiri nxori nga xhepi një mjet ndezës çakmak dhe i vuri flakën Mendus, i cili menjëherë u përpi nga zjarri.

Unë jam shokuar, pasi nuk e prisja një veprim të tillë dhe menjëherë kam shkuar tek makina dhe bashkë me Besmirin që ishte në drejtim të tij, jemi kthyer për në Tiranë. Gjatë rrugës unë jam bërë keq, dhe i kam thënë disa herë Besmirit: “Çfarë bëre kështu? Unë jam familjar. Do më lesh fëmijët rrugës”. Ai më ka thënë: “Mos u bë merak se do e mbaj unë përsipër fajin që kam bërë”.

Atë natë Besmiri më la tek karburanti në Allias, dhe më tha që të shkoja në shtëpi, ndërsa ai vetë do të lante makinën në lavazh. Pasi jam futur në shtëpi, unë e kam përjetuar shumë keq këtë ngjarje, por gjithsesi nuk jam shprehur tek persona te tjerë. Të nesërmen, unë s’i kam besuar vetes që kam kryer një veprim të tillë dhe që nga ai moment kam filluar që të pi gjithnjë e më shumë alkool, për ta kaluar këtë ngjarje.

Dy apo tre ditë pas ngjarjes unë kam takuar Besmirin tek lokal “Kënaqësia” dhe nga bisedat tona kam kuptuar se dhe ai e kishte përjetuar shumë keq. Kujtoj se pasi kufoma është gjetur në Kodër Shupal dhe lajmi ka dalë në media Besmiri e ka përjetuar dhe më thoshte që Menduja i del në ëndërr çdo natë.

Të njëjtin përjetim kam pasur dhe unë. Më pas, unë jam mbyllur në vetvete dhe kam shkëputur çdo lloj komunikimi si me Besmirin ashtu edhe me Marjetën. Sqaroj se, unë e kam menduar disa herë që të dorëzohem në polici dhe të shpjegoj faktin që ka ndodhur.

Kam qenë në dilemë që të dorëzohem ose jo duke menduar që kam dy fëmijë të mitur për të rritur. Kjo është dhe arsyeja që në datë 24.10.2022 ku pasi më ka thërritur policia unë jam larguar nga vendi i punës ku punoja si shpërndarës picash dhe nga banesa, pasi shoku im Fatri Tota më tregoi se e kishin pyetur në polici në lidhje me këtë ngjarje” – ka thënë Gazmiri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit