15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama e ka kthyer shëndetësinë me dekada pas

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me departamentin e shëndetësisë në selinë blu, tha se sistemi shëndetësor nuk ka bërë asnjë përparim por përkundrazi është kthyer vite mbrapa.

Mjekë dhe infermier, punonjës të shëndetësisë, përulem me nderim para përkushtimit të bluzave të bardha në të katër anët e vendit.

Ne takohemi sot, në një kohë kur sistemi i shëndetësisë, jetik për çdo shoqëri, ka marrë në këto vite goditje nga më të rëndat në çdo rrafsh.

Më shumë se çdo sistem tjetër, sistemi i shëndetësisë, u shkretua nga punonjësit e saj, të cilët këto vitet e fundit u larguan në emigracion, në proporcionet që riktheu treguesin mjek për banor në vitet ’60 të shekullit të shkuar.

Pra, jo vetëm që Shqipëria nuk njohur progres në këtë tregues shumë të rëndësishëm, por e kundërta ndodhi, Shqipëria shënoi hapa të periudhës së viteve të mia studentore, për shkak të një ikje masive të mjekëve dhe infermierëve.

Të ju them të vërtetën, në një takim që pata në Gramsh, aty nga diskutantet ishte dhe një mjeke. Tek fliste, ajo tek përshkruante rrënimin e sistemit dhe kushtet në të cilat punonte, të kthente dekada pas.

Doktoresha kishte në ngarkim 3 qendra komunash me mbi 25 mijë banorë. Kolegë të mi e të mia kanë ikur. 

Sistemi ynë ka humbur pothuajse në tërësi atë që quhet rajonizim dhe që është i domosdoshëm për tu përballur, plotësuar kërkesat nevojat e këtij sistemi nga qytetarët. Kudo mashtrimi, falsiteti e gënjeshtra kanë pasoja, por në shëndetësi kanë pasoja fatale, jetën”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit