-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Reali te Brazili? Ancelotti: Largohem vetëm i shkarkuar

Kryesoret

Carlo Ancelotti është një nga emrat në listën e drejtuesve të Federatës së Brazilit për të pasuar Titen, që u largua pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Kroacisë.

Tekniku italian aktualisht është në krye të Real Madrid dhe shprehet se vetëm pas vitit 2024 do të mendojë për opsionet dhe se cili do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e tij të pasur.

Ancelotti thekson se nga Reali do të largohej vetëm si i shkarkuar pasi ndjehet i lumtur dhe i vlerësuar në ambjentin madrilen.

“Nuk e di të ardhmen dhe atë se çfarë mund të rezervojë ajo. Ajo që mund të them me siguri është se ndjehem i lumtur te Real Madrid dhe kam një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

Nëse nuk më shkarkojnë, atëherë nuk largohem nga Real. Më pas do të kem në dispozicion kohën e duhur për të menduar rreth të ardhmes sime”, u shpreh Ancelotti.

Kujtojmë se Ancelotti është në epokën e tij të dytë si trajner i Real Madrid teksa me Los Blancos ia ka dalë të fitojë dy Champions League, një titull në La Liga, një Botëror klubesh, dy Superkupa Europiane, një Kupë Mbreti si dhe një Superkupë të Spanjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit