-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëndroi jashtë deri sa porosia u krye/ Kush është bashkëpunëtori i vrasësit të Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Ogranjas në Athinë!

Kryesoret

Ekzekutori i dy shqiptarëve në lokalin në Nea Smyrni në Athinë është ndihmuar nga një bashkëpunëtor. Autori mësohet se ka mbërritur në vendngjarje së bashku me një person tjetër.

Pasi kanë kontrolluar zonën, atentatori është futur në lokal ku qëlloi me gjakftohtësi dy viktimat, ndërsa bashkëpunëtor i tij ka qëndruar në një pikë aty pranë. Pas vrasjes së dyfishtë ata janë larguar nga vendngjarja, ndërsa po hetohet për zbulimin e identitetit të tyre.

Dalin emrat, ja kush janë dy shqiptarët që u ekzekutuan në Greqi

Autori ka hyrë në lokal rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës. Ai ishte i veshur me të zeza dhe mbante një maskë kirugjikale për të fshehur fytyrën. Gjakftohtë, ka nxjerrë pistoletën nga xhupi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj 41-vjeç dhe Armando Ogranja, 44-vjeç, që qëndronin të ulur në një tavolinë në lokal.

Çerçizaj mori 2 plumba në kokë dhe vdiq në vendngjarje, ndërsa Ogranja ndërroi jetë pasi u dërgua në spital. E plagosur mbeti edhe një 31-vjeçare greke që ndodhej në lokal, e cila nuk kishte lidhje me dy viktimat. Mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.

PAMJE TË RËNDA/ Viktima i shtrirë në tokë dhe gjysmë i zhveshur, dalin pamjet pak pas ekzekutimit të dy shqiptarëve në Athinë!

Atentatori mësohet se fillimisht ka skanuar zonën, para se të afrohej për të ekzekutuar shqiptarët. Ai u afrua në këmbë dhe po ashtu sipas mediave greke është larguar në këmbë. 41-vjeçari nga Vlora ka një të kaluar kriminale pasi ka qenë i përfshirë pasi ka qenë i skeduar nga autoritetet greke për grabitje e drogë. Gjithashtu rezulton i dënuar në Shqipëri me 7 vite burg për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit