-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia: Çekia e futi në sirtar kërkesën e Kosovës

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç u shpreh se sipas informacioneve që ka aktualisht, Republika Çeke nuk do ta procedojë kërkesën e Prishtinës për anëtarësim në BE deri në fund të presidencës së saj të BE-së, por vetëm do t’i informojë anëtarët për pranimin e saj.

“Republika Çeke e ka pranuar aplikimin dhe sipas njoftimeve, siç janë gjërat sot, në seancën që duhet të mbahet këtë javë, vetëm do të informojnë se e kanë pranuar dhe nuk do ta vendosin më në procedurë” tha Ivica Daçiç në një deklaratë për gazetarët pas takimit me homologun e tij grek Nikolas Dendias.

Në fund të ditës për këtë duhet të merret një vendim me konsensus, gjë që nuk do të ndodhë në këtë moment, sepse janë pesë vende, përfshirë Greqinë, që nuk e kanë njohur Kosovën dhe duke pasur parasysh qëndrimin e Hungarisë, e cila, pavarësisht se e ka njohur Kosovën, nuk e voton Kosovën në forumet ndërkombëtare”, tha Daçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit