-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thyerja e embargos ruse? Peleshi: S’e kam lexuar lajmin

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i pyetur sot nga gazetarët për lajmin e publikuar pak ditë më parë nga një media malazeze se Tirana dhe Podgorica thyen embargon ruse, tha se nuk kishte informacion dhe se nuk e kishte lexuar denoncimin.

Nuk kam një informacion, nuk jam njohur me këtë lajm. Nuk e di sa qëndron. Mund të ketë lloj-lloj portalesh që shkruajnë. Nuk e kam praktikisht këtë informacion” tha ai. Opozita, Sali Berisha dhe Ilir Meta dënon veprimin duke akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën.

“Shqipëria dhe Mali i Zi thyejnë embargon ruse”! Media: Të përfshirë në skandal biznesmenë afër qeverive

Nga anijet në Portin e Durrësit në Shqipëri, gazeta shkruan se plehu ngarkohej në kamionë në thasë të mëdhenj që mbanin disa qindra kilogramë, të cilët nuk shënonin vendin e origjinës së mallit dhe përbërjen e lëndës së parë.

Burimet e gazetës nuk specifikojnë se sa ton pleh janë transportuar nga Rusia, nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, drejt Serbisë, por janë kategorike se shkelja e sanksioneve ka zgjatur për disa muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit