-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Çudit prifti shqiptar në Argjentinë: Messi është arbëresh!

Kryesoret

Një prift shqiptar në Argjentinë, i quajtur Monsinjor Alejando Greco (Aleksandër Greko),  pretendon se origjina e nënës së Mesit është arbëreshë. Këtë deklaratë e ka dhënë në një prononcim për “KTV”, teksa fliste për komunitetet arbëreshë dhe shqiptare në Amerikën Latine. Prifti ka shpjeguar me qartësi atë që ka ndodhur dhe si është formuar pikërisht ai komunitet. Ne letra është thëne se origjina e gjyshit te Mesit është nga Komo.

Në fakt nuk është hera e parë që dëgjojmë që personazhe të njohur botëror të fushave të ndryshme janë me origjinë arbëreshe apo shqiptare. Por sa e vërtetë është kjo e Messit nuk e dimë, sepse deri tani është vetëm kjo dëshmi i këtij priftit me origjinë shqiptare që duket shumë i bindur në ato që thotë.

Arbëreshët (në italisht: albanesi d’Italia ose italo-albanesi), domethënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Të ardhur nga Shqipëria, nga rajoni historikisht shqiptar i Epirit dhe nga komunitetet e shumta shqiptare të Atikës dhe Moresë, sot në Greqi, ata u vendosën në Itali midis shekujve XV dhe XVIII. Te mos harrojmë qe edhe Musacchio qe ka luajtur me Argjentinën dhe Milanin e Villarealin ka origjine shqiptare gjithashtu…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit