-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bajraktarët “shkëlqyen” në Ukrainë, Peleshi: Dronët do ti përdorim kundër kanabisit

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se ka blerë nga Turqia 3 dronë Bayraktar. Ai është shprehur se këta dronë përveç faktit që do përdoren nga Forcat e Armatosura që të përparojnë në teknologji, ata do të përdoren dhe në luftën kundër kanabisit.

“Do të kemi kapacitet të reja me 3 avionë të rinj Bayraktar pa pilot. Me këtë ne do të arrijmë të kryejmë monitorim e zjarreve, kontrollin e territoreve dhe në luftën kundër kanabisit. Kemi krijuar struktura që pamjet e siguruar dhe nga shërbimi satelitor të përdoren nga institucionet e tjera të vendit.

Mund t’ua ofrojmë dhe aleatëve tanë si Maqedonia e Veriut dhe Kosovës, vëllezërve tanë. Duhet të bashkëndajmë kapacitet, se ne i përkasim të njëjtët vizion drejt Perëndimit,” është shprehur Peleshi.
Këto dronë janë përdorur nga Ukraina për të goditur mjete ushtarake ruse.

Droni TB2 është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar. Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit