-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin emrat! Ja kush janë shqiptarët që zhvatën europianët nga “celula” në Shqipëri

Kryesoret

Dalin emrat e dosjes voluminoze të mashtrimit me Call-Centera në Tiranë dhe Itali, ku në këtë skemë kriminale janë të përfshirë italianë dhe shqiptarë. Dëmi i shkaktuar shtetit shkon prej 15 milionë euro dhe një shumë prej 6 milionë euro në mospagimin e taksave.

Fjorela Luga dhe vëllai i saj Armand Luga, janë njerëzit e përfshirë përmes kompanisë “Smart Call Italia”, pronar i së cilës rezulton të jetë italiani i shpallur në kërkim, Gioseppe Tortorici.

Kompania është hapur në dhjetor të vitit 2017. Ndërsa prej këtij viti firma, nuk ka asnjë bilanc të depozituar në qëndrën kombëtare të biznesit.

Një tjetër emër që është arrestuar është ai Lorenc Skënderasit dhe Mendim Domit.

Emri i këtij personazhi nuk ka dalë vetëm në dosjen hetimore të prokurorisë së Tiranës, por edhe në një çështje penale që është duke u ndjekur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Ened Nakuçi.

Ndaj për shkak të dy hetimeve paralele, SPAK ka tërhequr aktet hetimore nga prokuroria e Tiranës, për pjesën e Mendim Domit dhe shtetasit tjetër të arrestuar Jusel Mici.

Në dosjen hetimore thuhet se Domi është pronar i kompanisë “Mone Advertising” e rregjitruar në datën 3 shkurt 2022.

Ndërkohë ai zotëron dhe një zinxhir tjetër kompanish, si “Mendim Domi” në fushën e telefonisë, “Mendim Domi” në fushën e ndërtimit, “N.M-09” në fushën e tregtisë së mallrave ushqimore, të cilën Mendim Domi e ka blerë në 26 qershor 2021 për vetëm 1 milion lekë të vjetra nga shtetasi Kastriot Xhani.

Çuditërisht, një vit më pas kjo kompani ka mbyllur në muajin Maj 2022 aktivitetin tregtar, duke dalë me status të pezulluar.

Njëherësh në emër të Mendim Domit ndodhet dhe kompania “Super Foods” e themeluar në janar 2020, ku Domi, rezulton të ketë 40 për qind të aksioneve, Jusel Mici 20 për qind dhe Gerald Lamaj është zotërues i 40 për qind të aksioneve.

Domi dhe Mici, tashmë janë duke u hetuar nga SPAK për mashtrimet e shumë qytetarëve europianë me skemën e “Call-Centerave”.

Ndërsa në Tiranë, Mici rezulton pronar i disa kompanive si “Edil Services”, “Etiqua Sh.p.k”, “Jusel Mici”, dhe “Telex”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë skemë mashtrimi është imlikuar dhe kushëriri i Jusel Micit, shtetasi Ismail Mici.

Përmes kompanive të tij të telemarketingut, si “Mail Centër”, “Ismail Mici” dhe “Studio B.a.i.s”, ata kishin ngritur një skemë të mirëfiltë të vjedhjes së parave përmes mashtrimit.

Por në skemën e “rrjepjes” së xhepave të qytetarëve europianë, janë dhe 9 italianë, që tashmë janë shpallur në kërkim.

Më konkretisht Maurizio Giacalone me kërkesë të prokurorisë Tiranë është shpallur në kërkim nga gjykata për akuzën e mashtrimit, evazionit fiskal dhe akuza të tjera.

Giacalone, ka kontrolin e 4 kompanive në Shqipëri përmes të cilave dyshohet se ka qarkulluar miliona euro. Tre nga kompanitë e tij si “Ake Italia” që kuperon në fushën e telekomunikacionit, “Albanian Import” dhe “M.I.A FINANCIAL MANAGEMENT AND ADMINISTRATION”, rezultojnë me flamur të kuq.

Ndërsa sipas prokurorisë, kompania “Vibemedia” që dikur ishte themluar nga Mendim Domi dhe Jusel Mici, është shitur në 29 gusht 2018 për 100 mijë lekë tëg vjetra tek shtetasi Italian, Maurizio Giacalone.

Një tjetër emër është Luca Falsone dhe Mattia Falsone, të dy vëllezërit nga Palermo e Italisë, që kishin mbëritur në Shqipëri për të hapur zinxhirin e kompanive me qëllim krijimin e skemave të mashtrimi.

Luca Falsone, në nëntor 2018 ka blerë kompaninë “Duo Contact” kundrejt 1 milion lekë të vjetra tek dy shqiptarët, Mario Memaj dhe Alket Mejdani. Ky biznes është shtrirë në Durrës dhe Korçë, ndërsa çuditërisht në janar të vitit 2019, aktiviteti i kompanisë është pezulluar.

Në emër të Falsones, janë të rregjistruara dhe biznese të tjera në Shqipëri të telekomunikacionit si, “IMPORT DATA”, “SOCIAL MEDIA PARTNERS MG”, “STARSAT – INTERNATIONAL” dhe “FS EUROPEAN BROKER”.

Ndërsa në emër të vëllait të Lucas, Mattia Falsone, sipas prokurorisë së Tiranës janë të hapura dy kompanitë “BALKAN MARKETING SERVICE” dhe “STARHUB ALBANIA”.

Skema e mashtrimit që kanë përdorur 15 personat, është tashmë e njohur për strukturat e policies shqiptare. Subjekti apo viktima e mashtrimit regjistrohet, fillimisht në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, e-mail dhe numër telefoni.

Operatorët e kontaktojnë “viktimën” e tyre, menjëherë në telefon dhe krijojnë një bazë besimi me klientin e pretenduar.

Fillimisht klienti tundohet të investojë në sasi të vogla, me premtimin se brokeri-ndërmjetësi, i pretenduar i faqes se investimeve do të realizojë një fitim të madh me investigimin e aksioneve dhe valutave të kriptuara.

Ky premtim i bazuar në një platformë fiktive, e cila ka për qëllim mashtrimin e viktimave nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për përfitime të padrejta ekonomike, është i rremë.

Klienti nuk mund të tërheqë paratë që ka investuar, por joshet të shtojë shumën deri në momentin kur mashtruesi humbet gjurmët dhe zhduket, duke tërhequr më pas pararë përmes një mekanizmi të sofistikuar online./ Elton Qyno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit