-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në një makinë në Kosovë

Kryesoret

Një 37 vjeçar është gjetur i vdekur në një veturë në rrugën ‘Vëllezërit Çaka’ në Kaçanit.

I dyshuari është S.Z, ndërsa vdekja e tij u konstatua nga mjeku kujdestar i cili doli bashkë me ekipën e Emergjencën në vendngjarje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në rrugën “Vëllezrit Çaka” në Kaçanik,  në një veturë dyshohet se një person Z.S (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete.

Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është  konstatuar se viktima ështē pa shenja jete.

Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit