Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar i cili i përkiste një bande që merrej me importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike si “kokainë”, ishte në kërkim nga Autoriteti Gjyqësor i Breshias, i cili ndaj tij kishte vendosur masën e kujdestarisë në burg.
Në përfundim të detyrimeve procedurale, burri u dërgua në burgun Coroneo në Trieste, në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Mediat vendase bëjnë me dije se i riu shqiptar u arrestua para dy ditësh.