-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ronaldo në Dubai, drejt nënshkrimit me Al Nassr?

Kryesoret

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo po mendon nënshkrimin për skuadrën Al Nassr në Arabinë Saudite pasi sulmuesi ndodhet në Dubai.

Pas zhgënjimit nga Kupa e Botës ai u stërvit në Valdebebas, qendra stërvitore e Real Madridit.

Në Riad presin që ai të nënshkruajë marrëveshjen dhe të bëhet lojtar i Al Nassr deri në qershor të vitit 2025.

Siç ka mësuar MARCA, lëvizja pritet të ndodhë në vitin 2022, pra para vitit të ri.

Al Nassr së fundmi ka marr pozitën e parë në kampionatin saudit nën drejtimin e Rudi Garcia.

Oferta është për dy sezone e gjysmë me një pagesë për sezon rreth 200 milionë euro, mes marrëveshjeve të pagave dhe reklamave.

Në Arabinë Saudite, ardhja e Cristiano Ronaldos konsiderohet një nënshkrim shtetëror, një operacion që do ta vendoste vendin në hartën e futbollit botëror, me aspiratën për të pritur Kupën e Botës 2030.

Cristiano po përfiton nga Krishtlindjet për të kaluar disa ditë pushimi në Dubai.

Kupa e Botës ka qenë një goditje shumë e rëndë për portugezin dhe ai po e ka të vështirë ta përtypë atë, veçanërisht me triumfin e Argjentinës dhe rivalit të tij të madh Lionel Messit.

Megjithatë, në asnjë moment ai nuk ka deklaruar se po mendon të largohet nga kombëtarja dhe mesazhet e rrethit të tij tregojnë si objektiv të mundshëm Botërorin 2026.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit