-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kroatët dhe marokenët presin heronjtë e tyre, mbushin sheshet në mbështetje të ekipit

Kryesoret

Kombëtarja e Marokut dhe e Kroacisë janë pritur nga tifozët e vendeve të tyre pas përfundimit të Kupës së Botës.

Një Botëror i cili u dhuroi kombeve të dy vendeve emocione deri në gjysmëfinale.

Kroatët u rikthyen në shtëpi me medaljen e bronzit të vendit të tretë të fituar në këtë Botërorit.

Ata u pritën nga mijëra tifozë dhe përshëndetën lojtarët të cilët arritën të kishin sukses edhe këtë vit duke dërguar kombëtaren në vendin e tretë në Botëror.

Djemtë e Walid Regragui e mbyllën Botërorin në vend të katërt duke i dhuruar emocione të paharrueshme popullit maroken.

Kombëtarja ka mbërritur sot në kryeqytetin e Rabatit dhe është pritur nga një turmë e madhe njerëzish.

Tifozët janë krenarë me ekipin e zemrës dhe mijëra kanë mbushur rrugët e Rabatit për të përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët kanë parakaluar me një autobus të hapur nën entuziazmin e tifozëve të zjarrtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit