Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar sot një artikull të veçantë situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ku pala serbe ka vendosur barrikada në pikën kufitare të Jarinjës.
Media britanike citon Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ndër të tjera ka shprehur shqetësimin se, Rusia po nxit tensione mes shtetit të tij dhe Serbisë, për shkak të lëkundjeve në luftën e Ukrainës, në kohën kur Beogradi ka bërë kërkesë për kthim të ushtrisë në Kosovë.
Kosova: Kishte plan ruso-serb që të digjej pika kufitare e Jarinjës
Serbët në veri kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikë-kalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak, pas arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, si të dyshuar për sulmet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Policisë në përpjekjet për t’i organizuar zgjedhjet e parapara për 18 dhjetor.
Kurti ka thënë se është i shqetësuar që situata e tensionuar mund të përshkallëzohet në avantazh të Vladimir Putinit, pasi forcat ruse e serbe kanë kryer 104 ushtrime të përbashkëta ushtarake më 2021. Ai ka thënë se është pajtuar me KFOR-in, që t’i jepet kohë për t’i hequr barrikadat, por se “s’do t’i lejojnë gjatë”. I ka përshkruar barrikadat si hap drejt “copëtimit të shtetit”.
Sot 11 ditë nga vendosja e barrikadave, Petkoviç ‘kërcënon’ Kurtin: Mos e mendo t’i heqësh me dhunë!
Ai ka thënë se edhe Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pajtuar që barrikadat duhet të hiqen, por se shqetësohen se si mund të përdoret e abuzohet kjo nga Beogradi.
Kremlini në anën tjetër ka thënë se dëshiron që “situata të zgjidhet nëpërmjet rrugëve diplomatike, por se qëndron që të gjitha të drejtat e serbëve të garantohen”.