Andon Qurku, është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi theu masën e sigurisë arrest shtëpie dhe ai rezultonte i dënuar për 4 vjedhje. Ai ka vjedhur gjatë dhjetorit disa bizhuteri me vlerë, një shumë lekësh në dyqan dhe orendi në një tjetër banesë.
“Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që thyente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. Q., 39 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë muajt dhjetor ka vjedhur: disa bizhuteri me vlerë në banesën e shtetases O. H., sende me vlerë në banesën e shtetasit A. Z., një shumë lekësh në dyqanin e shtetasit F. Zh. dhe orendi shtëpiake në banesën e shtetasit N. Ç.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”. ” -ka bërë me dije policia.