-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xi Jinping: Zgjatja e luftës në Ukrainë nuk është në interesin e askujt

Kryesoret

Presidenti kinez, Xi Jinping është shprehur gjatë një bisede telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier se zgjatja dhe ndërlikimi i krizës në Ukrainë nuk është në interesin e askujt.

Gjatë telefonatës së ditës së sotme ai gjithashtu tregoi gatishmërinë e tij për t’u distancuar nga Vladimir Putin për çështjen e luftës në Ukrainë.

“Kina i përmbahet fort pozicionit të promovimit të pajtimit dhe negociatave dhe beson se zgjatja dhe ndërlikimi i krizës nuk është në interes të asnjërës palë”, tha presidenti kinez.

Jinping shtoi se pala kineze mbështet Evropën në demonstrimin e strategjisë së saj të pavarësisë dhe shpreson të ndërtojë një siguri evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme.

Sipas raportimeve presidenti kinez i ka theksuar homologut të tij gjerman se Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë për zgjidhjen e krizës energjetike dhe ushqimore.

“Kina është e gatshme për bashkëpunim më të gjerë dhe më të thellë me Gjermaninë për të zgjidhur problemet globale si rimëkëmbja e ngadaltë ekonomike pas pandemisë, ndryshimet klimatike, kriza ushqimore dhe energjitike ”, tha Xi Jinping.

Ai shprehu shpresën se Gjermania do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të marrëdhënieve Kinë-BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit