-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Argjentinasit propozojnë gjestin e jashtëzakonshëm, fytyra e Messit në kartëmonedha

Kryesoret

Organi qeverisës financiar i Argjentinës po mendon të përjetësojë fituesin e Kupës së Botës, Lionel Messin duke e vendosur fytyrën e tij në një kartëmonedhë prej 1000 pesos.

Sulmuesi 35-vjeçar më në fund fitoi trofeun e madh të futbollit duke u kurorëzuar kampione e botës pasi mundi Francën e Didier Deschamps me penallti.

Përveç se bëri histori duke u bërë lojtari i parë që fitoi dy herë çmimin si “Lojtari më i mirë në Kupën e Botës”, ishte në maksimumin e tij gjatë gjithë eventit të këtij dimri.

Në fakt, i tillë ishte ndikimi i tij në kampin e Argjentinës ku tani Banka Qendrore e vendit po mendon të nderojë Messin me një gjest të jashtëzakonshëm.

Sipas gazetës El Financiero, organi qeverisës financiar i Argjentinës po shqyrton mënyrat për të festuar fitoren e tyre në Kupën e Botës dhe fytyra e Messit në kartëmonedhën prej 1000 pesos (6 euro)  thuhet se është opsion i preferuar.

El Financiero vazhdon të pretendojë se ideja fillimisht u propozua me shaka nga anëtarët e Bankës Qendrore të Argjentinës.

Por drejtorët, ranë dakord që dizajni i kartëmonedhës do të “zgjonte shpirtin koleksionist të argjentinasve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit