-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e ndoqi biznesmenin? Misteri dhe makina që arratisi vrasësin në Tiranë

Kryesoret

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, Policia e Shtetit ka nisur të shkëmbejë informacione me autoritetet greke.

Hetuesit po kërkojnë të marrin çdo të dhënë të vlefshme nga pala greke pas dyshimeve se ekzekutimi i 49-vjeçarit në Tiranë mund të jetë i lidhur me atentatin e dyfishtë në Athinë.

Nga ana tjetër, nisja e bashkëpunimit mes dy policive vjen dhe për shkak të së kaluarës së biznesmenit, i cili nga verifikimet rezultoi se kishte qenë i dënuar për trafik narkotikësh në shtetin grek.

Pavarësisht se deri në këtë fazë të hetimit Policia e Tiranës ka administruar pamje të lëvizjeve të kryera nga autori si para dhe pas vrasjes, uniformat blu ende nuk kanë arritur në identifikimin e tij.

Hetuesit janë duke verifikuar disa automjete të dyshimta në afërsi të zonës së Selitës ku dhe u regjistrua ngjarja e rëndë.

Për hetuesit një makinë ende e paidentifikuar ka larguar vrasësin pas vrasjes së Edmond Papës.

Ky automjet nuk përjashtohet mundësia që të ketë monitoruar lëvizjet e biznesmenit përpara ekzekutimit në ambientet e një bar kafeje përballë banesës së të vëllait në rrugën ‘Fadil Bodinaku’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit