-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bora Zemani: Ja cili është momenti më i bukur që kam përjetuar me Donaldin

Kryesoret

Bora Zemani rrëfeu gjatë intervistës në “S’e luan topi” se xhelozia në marrëdhënien e tyre ka qenë në maksimum dhe se janë përballur me probleme, por shtoi se të dy e kanë rritur njëri-tjetrin.

“Të dy kemi bërë ndryshime për njëri-tjetrin. Jemi lidhur shumë të vegjël, jemi njohur para 5 viteve. Secili kishte krijuar botën e vet, nuk është se ishim të gatshëm për t’iu përkushtuar njëri-tjetrit 100%. Ajo në marrëdhënie ka pasur problemet e veta, xhelozia ka qenë në maksimum nga të dyja anët.

Ndoshta edhe nga fakti që shumë shpejt kemi punuar me njëri-tjetrin. U mësuam 24 orë me njëri-tjetrin, pastaj nëse secili kishte nga ndonjë gjë më vete diskutohej shumë, kishim debate. Të dy e kemi rritur njëri-tjetrin,” tregon ajo.

Prezantuesja tregoi se puthja e tyre ka qenë në makinë, por në ato momente ka pasur pasguri në lidhje me këtë hap që do të ndërmerrte.

“Puthja e parë ka qenë në makinë. Kishim dalë diku dhe ishte një puthje që ishte shumë e qartë që duhej të putheshim por unë bëja sikur refuzoja dhe spo doja të puthesha në atë moment.

Në puthjen e parë ishte pasiguria për të gjithë situatën”, tha prezantuesja.

Bora Zemani u shpreh se momenti kur Donald Veshaj i propozoi për martesë në premierën e filmin “5 herë jo”, është më i bukuri në marrëdhënien e tyre.

“Momenti i propozimit, thashë ‘po ky është përjetësisht i imi’. Momenti më i bukur që kemi përjetuar me njëri-tjetrin. Puthja në BBV ka afeksionuar shumë njerëz, por nuk ka qenë në një moment të bukur tonin si puthje. Përcolli emocione, por nuk ishte momente ynë më i bukur”, tha moderatorja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit