-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dendias në Tiranë: Erdha për detin dhe piramidat e kufirit

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias nga Tirana deklaroi sot se qëllimi i vizitës së tij ishte dërgimi i dosjes së kufirit detar në Hagë. Por ai e vendosi theksin edhe te një pikë tjetër, mirëmbajtja e piramidave kufitare.

Nuk la pa përmendur edhe ligjin e luftës, që ende nuk është hequr nga Greqia. Minoriteti dhe vizita e kryeministrit grek nesër në jug zunë vend të fjalimi i tij.

“Stabiliteti dhe qasja paqësore për ne përbën kërkesën kryesore. Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor për ne është me rëndësi. Kemi përpara përshkallëzimin e çështjes në veri të Kosovës. Duhet të jemi sa më konstruktivë. Në takimet që kam pasur në Prishtinë dhe Beograd kam kërkuar dialog.

Sot ne kishim mundësi për të folur për raportin dypalëshe, por edhe përshpejtimin e dialogut në bazë të marrëveshjes që të kalojmë me kompromis që të vendosim dërgimin e çështjes në Hagë për delimitimin e kufirit detar dhe shelfit kontinental.

Zgjidhja e kësaj dhe ligjit të luftës, por edhe shmangien e episodeve në kufi dhe mirëmbajtja e piramidave kufitare janë mesazh që e drejta ndërkombëtare e detit përbën bazën për zgjidhjen e diferencave. Kjo gjë do të hapë një kapitull të ri mes raporteve tona” tha Dendias.

Xhaçka pas takimit me Dendias: Vlerësojmë rolin e Greqisë në integrimin euroatlantik, ja ç’do të ndodhë me ‘Detin’!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit