Greqia po përgatitet për skenarë të fortë. Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi ndryshime rrënjësore në institucionin e Rezervës së Forcave të Armatosura.
Synimi është krijimi i një force prej 150,000 rezervistësh aktivë, të cilët, me trajnime të rregullta dhe të ristrukturuara rrënjësisht, do të jenë në gjendje të ndihmojnë menjëherë ata që tashmë shërbejnë në Forcat e Armatosura dhe personelin e tyre të përhershëm, për të mbuluar në mënyrë adekuate nevojat operacionale për të parandaluar çdo kërcënim, sipas tij, shkruajnë mediat greke.
Riorganizimi i institucionit të rezervës është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në kuadër të “Axhenda 2030”.