Enzo Fernandez ishte një nga figurat kryesore të Kombëtares së Argjentinës që fitoi Kupën e Botës Katar 2022 .
Paraqitja e tij tejkaloi çdo pritshmëri dhe zgjoi interesin e më shumë se një gjiganti evropian.
Kjo është arsyeja pse Benfica, pronare e kartonit të mesfushorit ka qëndrim dhe vendosmëri kur vjen puna të afati kalimtar.
Më i lakmuari i Argjentinës për afatin kalimtar.
Kandidati më i fortë në luftën për të marrë Enzon është Liverpooli.
Klubi anglez është i avancuar në bisedime pasi lojtarin e kanë kërkuar edhe para Kupës së Botës që në ndeshjet e para te Benfica.
Sipas shtypit evropian, Reds tashmë kanë një para marrëveshje me lojtarin, i cili është në fokusin edhe të Real Madridit.
E vërteta është se ai ka një kontratë deri në vitin 2027 në Portugali dhe klauzola e ndërprerjes së kontratës është 120 milionë euro.
River Palte fiton shumë nëse Benfica e shet Enzon.
Te River Plate po fërkojnë duart kur shohin se sa klubi është vënë pas ish-lojtarit të tyre, pasi kanë mbajtur 25 për qind të një shitjeje të ardhshme.
Nëse ndonjë klub vendos ta blejë atë për vlerën e klauzolës, thesari i River Plate do të mbushet me 30 milionë euro