Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet derbi Tirana-Partizani, e vlefshme për kampionatin.
Ndërkohë që në drekë Kukësi u rikthye te fitorja duke mundur Laçin në shtëpi pas plot 6 javësh.
Verilindorët mposhtën kurbinasit me golin e kapitenit Gjelbrim Taipi në pjesën e parë për të marrë fitoren e katërt sezonale në kampionat.
Pas dy fitoresh radhazi, ndalet Laçi i Gentian Mezanit, që bëri gjithçka për të mos dalë pa pikë, por i mungoi dhe fati në pjesën e dytë, teksa goditi shtyllën.