-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla për tensionet Prishtinë-Beograd: Rakiç dhe bandat kriminale serbe kanë bllokuar qytetarët dhe policët në veri!

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka akuzuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, se së bashku me “bandat kriminale e të armatosura” po mirëmban barrikadat, që sipas tij, për 11 ditë rresht kanë bllokuar qytetarët dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla po ashtu është kundërpërgjigjur ndaj një deklarate të bërë nga Rakiçi më herët gjatë ditës, i cili akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po bën thirrje “për vrasjen” e serbëve që gjenden në barrikada.

“E vetmja gjuhë që ata njohin dhe trumbetojnë janë vrasjet, ndërsa e vetmja gjuhë që ne njohim është stabiliteti, rendi dhe ligji, ndaj të gjithëve dhe pa dallim”, tha Sveçla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi për Guardian se i kanë dhënë kohë trupave të KFOR-it për të larguar barrikadat, por shtoi se barrikadat nuk do të lejohen që të qëndrojnë për një kohë të gjatë.

“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk përjashton mundësinë e viktimave. Prandaj, ne duam që të jemi shumë të kujdesshëm që të sigurohemi që të mos ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri”, tha Kurti.

Sveçla tha se autoritetet po bëjnë përpjekje maksimale me partnerët për heqjen e barrikadave “pa asnjë eskalim të mundshëm, në ndërkohë këta [Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë] po i armatosin bandat brenda barrikadave”.

“Nuk ka kompromis me krimin. Kushdo që në cilëndo formë ka cenuar sigurinë e vendit tonë do të ballafaqohet me drejtësinë”, tha Sveçla./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit