Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka paditur në gjykatën Kushtetuese Akademinë e Shkencave dhe kryetarin e saj Skënder Gjinushin. Zhupa ka deklaruar se Gjinushi qëndron në krye të Shkencave në mënyrë të paligjshme.
Ajo është shprehur se në momentin që Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave, sipas ligjit ai duhet të ishte anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave dhe Gjinushi ka mbajtur postin e kryetarit të PSD gjë e cila e penalizon.
“Gjinushi vazhdon dhe qendron në krye të Akademisë së Shkencës i padekretuar, dhe bën kështu shkeljen e dytë të Kushtetutës.
Nëse kishte një shkelje të parë, nuk e lejoi Metën që ta dekretonte, tani që ne e sjellim në Gjykatë Kushtetuese, ka dy shkelje. Ka edhe shkeljen e dytë, sepse shkel nenin 92 të Kushtetutës, pikën g që thotë: ‘Presidenti emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave, dhe ai qendron aty i pa emëruar nga Presidenti’.
Ajo që është e rënndësishme të kuptohet është që, Opozita në fakt e sjell këtë paligjshmëri, sepse e vlerëson Akademinë e Shkencave. Vlerëson akacdemikët e ndershëm, punëtorë që punojnë atje dhe që kanë dhënë kontribut për vendin, dhe nuk mundet që këtë institucion ta lerë si një institucion të paligjshëm, dhe të politizuar.“- tha Zhupa.