Gert Shehu, i riu që godit me grusht liderin demokrat, Sali Berisha, ka dorëzuar ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që e la atë në burg.
Shehu akuzohet për ‘goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘plagosje e lehtë me dashje’ ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, më 6 dhjetor, ditën kur opozita po protestonte në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Avokati mbrojtës i Shehu ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë dhe hetimin e tij në një masë më të lehtë se ajo e arrestit në burg.