-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rihapet “41 Biss” në Peqin, rikthehet izolimi për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë

Kryesoret

Regjimi i posaçëm i sigurisë “41 Biss” është rikthyer në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, pas pesë muajsh pezullim, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.

Ky regjim synon të mbajë të izoluar të burgosurit me rrezikshmëri të lartë dhe lidhje me struktura kriminale.

Personi i parë i vendosur në këtë regjim është Sabah Nuzi, i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi dhe i lidhur me grupin kriminal të Aurel Hoxhës.

Më parë ai vuante dënimin në Fushë-Krujë, por tani do të qëndrojë në Peqin nën masa të forta izolimi dhe kontrolli.

“41 Biss”, i frymëzuar nga modeli italian kundër mafias, kufizon komunikimet dhe monitoron aktivitetin e të burgosurve për të parandaluar veprimtarinë kriminale nga brenda qelizave.

Rihapja e këtij regjimi tregon vendosmërinë e autoriteteve për të luftuar krimin e organizuar dhe për të mbrojtur sigurinë në burgje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit