FIFA publikoi renditjen për kombëtaret pas Botërorit të Katarit. Edhe pse Argjentina është kampione bote në fuqi në vendin e parë vijon të jetë Brazili.
Vendi i dytë i përket Argjentinës, teksa më pas renditen Franca, Belgjika, Anglia, Holanda dhe Kroacia. Italia është në vendin e tetë duke humbur 2 pozicione nga qëndrimi jashtë botërorit të Katarit.
Ndërkohë një arritje e madhe për Marokun që bëri një paraqitje fantastike ne te gjitha ndeshjet duke arritur deri në gjysmë finale dhe duke kaluar. Për këto rezultate, FIFA e ka kaluar nga vendi i 22-të në të 11-tin.
Kombëtarja Shqiptare qëndron në vendin e 66, duke mos bërë asnjë hap para. Nga ana tjetër, Kosova mban vendin e 107 në botë, teksa ka përmirësuar renditjen me dy pozicione.