Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në SHBA shihet si historike pasi ishte e para jashtë shtetit për politikanin ukrainas që kur Rusia pushtoi vendin e tij.
Megjithatë për të arritur në tokën amerikane, Zelenskiy u parapri nga një operacion top-sekret që përfshinte spiun dhe avionë luftarakë nga më shumë se një forcë të armatosur të vendeve anëtare të NATO-s .
Hapi i parë i operacionit ishte udhëtimi me tren nga Ukraina në Poloni të mërkurën në mëngjes.
Zelensky shoqërohej në udhëtim nga ambasadorja e SHBA- së në Ukrainë, Bridget Brink.
Kur treni mbërriti në stacionin hekurudhor në qytetin Przemyśl, Zelenskiy u dërgua me automjetin e ambasadës amerikane në aeroportin Rzeszow ku ai hipi në një avion të Forcave Ajrore të SHBA-së.
Fluturimi Boeing C-40 Clipper u ngrit nga Polonia në orën 8:15 të mëngjesit të së mërkurës dhe fluturimi më në fund u ul në bazën e Forcave Ajrore të SHBA Andrews pasdite.
Që nga momenti kur avioni që transportonte Zelensky u ngrit, filloi një operacion i detajuar për të parandaluar çdo ndërhyrje ruse në udhëtimin e parë të presidentit ukrainas jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Sipas Daily Mail përpara se të nisej presidenti ukrainas një aeroplan gjerman spiun Boeing AWACS u sigurua që avioni që transportonte pasagjerin e rëndësishëm të kalonte i sigurt mbi Detin e Veriut.
Nga Britania u ngrit një tjetër avion që shoqëronte avionin amerikan përpara se përfundimisht të bënte një ulje të qetë në bazën Andrews dhe nga aty filloi vizita 10-orëshe e Zelenskyt në SHBA.
Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht vizitën e Zelenskyt vetëm në orën 01:00 të së mërkurës duke konsideruar si një orar të sigurt për të lajmëruar udhëtimin.