Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familje në Kretë, ku viktimë ka mbetur një burrë. Sipas informacioneve të mediave greke, gjithçka ka ndodhur dje rreth orës 19:00 të pasdites kur në një fshat në brendësi të Heraklionit, një çift ka nisur të debatojnë fort.
Gjatë përleshjes, 40-vjeçarja nga Bullgaria ka marrë një thikë dhe ka plagosur në qafë partnerin e saj 50-vjeçar. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spitalin Venizelio, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Njëkohësisht, efektivët e policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar 40-vjeçaren e cila akuzohet për dhunë në familje dhe lëndime të rënda trupore. Gruaja ka deklaruar në polici se dhunohej nga bashkëshorti dhe pas një konflikti të momentit e ka goditur atë me thikë në qafë.