Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama, por mesa duket ky i fundit ka debatuar jo vetëm me palën kundërshtare por dhe me ministren e tij, Evis Kushin.
Në disa foto nga LSA shihet që nga mimikat e Kushit duket që ka pasur një mosmarrëveshje mes të dyve.
Kujtojmë që debatet në parament nisën pasi opozita akuzoi qeverinë se po lobon për të të “peshkuar” vota brenda PD-së që të plotësojë 84 votat për zgjedhjen e Ardian Dvoranit. Deputeti Gazment Bardhi akuzoi se jo vetëm shumica, por edhe biznesmenë kanë lobuar për zgjedhjen e Dvoranit.
“Samir Mane dhe Salillari po kërkojnë vota për Dovranin në Kushtetuese. Nuk të pëlqen kjo? Ja ku e ke shembullin” tha ai. Në këtë pikë, Edi Rama shpërtheu në akuza të forta kundër Bardhit duke e quajtur palaço, zagar dhe pis.
“Ik ore pis! Lolo, palaço, zagar. Turp të kesh” i tha kryeministri Bardhit, që i shkoi pranë karriges.