Nusretit i ndalohet pjesëmarrja në finale të US Open Cup.
Kuzhinieri më i famshëm në botë, Nusret Gokce bëri një veprim të ndaluar nga rregullat e FIFA në finalen e Kupës së Botës duke marrë trofeun dhe duke bërë video me të e me lojtarët argjentinas.
Ndërkohë, “Salt Bae” i është ndaluar pjesëmarrja në finalen e US Open Cup, respektivisht finalja e kupës në futboll për shkak të sjelljes së tij në finalen e Kupës së Botës.
Nusret u kritikua me thyerjen e rregullave pasi e mori trofeun dhe më pas u injorua nga Lionel Messi, i cili mezi ia zgjati dorën.
Në një seri videosh të publikuara në Instagram, Nusreti e ndërpreu festën e lojtarëve si Angel di Maria, Cristian Romero e Lisandro Martinez, të cilët po pozonin me trofeun e Kupës së Botës, duke e lënë treshen të habitur me veprimin e tij.
Nusret është kuzhinieri më i njohur në botë, ndërsa është parë duke u takuar dhe duke bërë video me sportistët më të njohur në botë por edhe me personalitete të tjera të rëndësishme.