Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pasi kërkoi që të përjashtohej kryeministri Edi Rama për gjuhën e përdorur ndaj deputetëve të opozitës ditën e sotme në Kuvend.
Spiropali: Dëgjuam një leksion etike nga ai që etika ka më shumë distance se drita nga errësira. Nuk e kuptoj kur ju i nxirrni ato fjalë, e thatë vetë, hajdut, ordinerë, brutal, I dhunshëm, tualet, i gojës, etj, etj. Unë do të doja që një ish-kryeministër e ish-President i vendit tim të ishit këtu në latësinë që nuk e patë kurrë as kur ishe në detyrë. Nuk mund ta kthejmë këtë Kuvend në këtë…s’ka rëndësi, është burrë, është grua. Na dëgjojnë fëmijët tanë duke i thënë njëri-tjetrit fjalën e fundit. Rregullore që përmendni ta hedhim atje ku thatë ju sepse nuk ka kuptim.
Jemi në një kuvend ku akuzat hidhen pa mend kur bien. Na dëgjojnë fëmijët tanë, është bërë turp të jesh politikan. Edhe për zotin do dilni ndonjë ditë dhe do thoni fjalën e fundit dhe ska për të marrë kush masë. Bëjini të gjitha analizat po mos flisni këtu ju për kodit etik, ju që nuk keni përdorur kurrë etikë as kur keni qenë lider as tani që jeni aty ku jeni.
Berisha: Lidhur me Iranin ju tregoj unë historinë, njeri që ka bërë vizita sekrete sipas shërbimeve partnere është Erion Veliaj. Ke qenë ti më atë apo jo, nuk kam informacion, por Veliaj ka shkuar shpesh dhe kjo ka bërë shqetësim. Ministri juaj i jashtëm ka qenë në Iran. Do të jap një këshillë. Unë e kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon, mos vidhni më që të mos e përdor më.