-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia: Situata në Kosovë e paqëndrueshme, presim përgjigje nga KFOR

Kryesoret

Situata në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se Serbia ende po pret përgjigjen e KFOR-it sa i përket dislokimit të ushtarëve serbë, tha më 22 dhjetor sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq.

Këto deklarata ai i bëri për mediat e huaja në Beograd, në ditën e 13-të që kur disa serbë lokalë kanë ngritur në veri të Kosovës, dhe një ditë pasi kryeministrja serbe, Ana Bërbaniq, tha se situata është “në prag të konfliktit të armatosur”.

I pyetur nga gazetarët për vlerësimin e Ministrisë së Mbrojtjes serbe nëse situata është në prag të një konflikti të armatosur.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm me fjalët që përdorim dhe gjithmonë bëjmë përpjekje që të përdorim një gjuhë të paqes për shkak të përgjegjësisë që kemi. Në anën tjetër, unë i kuptoj plotësisht deklaratat e dhëna nga kryeministrja serbe [Ana Bërnabiq] dhe nga presidenti [Aleksandar Vuçiq]”, tha Staroviq.

Ai shtoi se “është shumë e vështirë të vlerësohet situata në një mënyrë tjetër, pasi fatkeqësisht ne po përballemi me kërcënime të drejtpërdrejta të sigurisë, të mirëqenies, dhe madje të jetës së popullsisë serbe në veri të Kosovës”.

Staroviq iu referua një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur shqetësim se “heqja e barrikadave mund të mos e përjashtojë mundësinë e viktimave” dhe ai e vlerësoi këtë deklaratë si “kërcënim” për serbët në Kosovë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit