-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kërkua ndarja e dosjes në disa pika, Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën për Paplekajn!

Kryesoret

Në gjykatën e shkallës së Parë në Elbasan është duke u mbajtur seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Burime për median bëjnë me dije se trupa gjyqësore ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për ndarjen e dosjes në disa pika.

Gjykata e Lartë me këtë vendim, rrëzoi kërkesën e transferimit që ishte bërë nga i pandehuri kryesor i asaj vrasjeje, Arbër Paplekaj, dhe pranoi konkretisht të gjitha arsyet e deklaruara nga avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson të drejtat e të afërmve të viktimës Pjerin Xhuvani.

Kujtojmë se ditën e hënë, më 19 dhjetor u kërkua që ketë ndarje të çështjes së Paplekajt nga ajo e policëve si dhe është kërkuar pavlefshmëri e disa akteve të hetimit. Pra, policët të gjykohen në dosje veç dhe Paplekaj të ketë dosje tjetër.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 21 prill të vitit 2021, ku katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit u plagos për vdekje mjeku Pjerin Xhuvani dhe 4 persona të tjerë, përfshirë një oficere policie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit