-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UEFA dërgon në “gojën e ujkut” Xhakën dhe Shaqirin, përballen sërish me serbët

Kryesoret

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin lojtarët më të urryer nga serbët në përballjen e Zvicrës kundër Serbisë në dy Botërorët e fundit.

Ishin pikërisht dy futbollistët shqiptarë që ishin protagonistë në duel me serbët, të cilët i mposhtën në të dyja herët.

Pas përfundimit të Kupës së Botës, kombëtaret do të kenë pushime për pak kohë para fillimit të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitin 2024.

Përballja më e re e Xhakës dhe Shaqirit me serbët duket se do të jetë në përballjen e Zvicrës dhe Bjellorusisë e cila do të luhet në Serbi.

UEFA ka vendosur që Bjellorusia, e cila po e mbështet Rusinë në luftën kundër Ukrainës, ndeshjet si vendëse në kualifikime të Euro 2024 t’i zhvillojë në një vend tjetër.

Ata vendosën që bjellorusët ndeshjen me Zvicrën ta luajë pikërisht në Serbi në Novi Sad.

Pa dyshim tifozët serbë do të shfrytëzojnë mundësinë për t’i fyer të dy lojtarët ashtu siç bënë në Botëror.

Kujtojmë se kombëtarja shqiptare herën e fundit që u përball me serbët në vendin e tyre u përballën me mllefi dhe urrejtje ndaj tyre.

Ngjarje e cila shkoi deri edhe në dhunë.

Në grupin I bashkë me Zvicrën e Bjellorusinë bën pjesë edhe Kosova, Andorra, Izraeli dhe Rumania.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit