-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 3 “skifterë” shqiptarë, ishin kthyer në makth për Reggio Emilian dhe Bolonjën!

Kryesoret

Tre shqiptarë u arrestuan mëngjesin e sotëm nga Skuadra Lëvizëse e Shtabit të Policisë së Modenës. Policia ekzekutoi tre urdhër-arreste të urdhëruara nga Prokuroria Publike Modenës. Sipas mediave italiane, shqiptarët dyshohen për vjedhje të ndryshme të kryera në Carpi, Sassuolo, Modena dhe në vende të tjera në provincën e Reggio Emilia, Bolonja dhe Ferrara, sipas mediave italiane .

Një tjetër shqiptar ishte arrestuar nëntorin e kaluar me të njëjtat akuza dhe prej andej kishte nisur një operacion kompleks hetimor nga Skuadra e Modenës. I arrestuari, i cili do të vuante dy vite burg, në fakt ishte kapur në shoqërinë e një bashkëpunuesi tjetër. Burri i ndjekur nga policia është parë më pas në shoqërinë e dy shqiptarëve të tjerë dhe policia ka nisur operacionin në këtë pikë.

Në shtëpinë e të treve janë gjetur bizhuteri, ora, para, madje edhe pajisje elektronike, pre e mundshme nga vjedhjet. Banda kryente vjedhje nëpër shtëpi pasi kishte prerë kangjellat, duke përdorur gjithmonë doreza për të mos lënë gjurmë gishtash.

Një nga tre të arrestuarit ishte banues në Carpi, një tjetër në Albareto (ku u gjet një makinë e dytë me mjete vjedhjeje në bord) dhe një në Rubiera. Operacioni policor u krye në bashkëpunim me efektivët e komisariatit të Carpi dhe skuadrën e Reggio Emilia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit