-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Invalidët lot dhe grevë: Edi jemi sakatë, mos e hiq KEMP-in!

Kryesoret

Katër invalidët sot janë futur në grevë në Elbasan, pasi u është hequr pagesa prej 16 mijë lekë në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare.

Nga 40 mijë lekë në muaj që merrte një person me aftësi të kufizuara tani merr 24 mijë lekë. Ky është muaji i tretë që kjo pjesë e paketës u është hequr duke i detyruar të futen në grevë, pasi sipas thonë, i kanë ezauruar të gjitha rrugët dhe shteti i ka gënjyer.

Kam lindur sakat, por ma prenë KEMP-in. Nuk po kërkojmë dhe as po vuajmë për gjëra luksoze, por për bukën e gojës” tha njëri prej tyre.  “I bëj thirrje kryeministrit ta marrë seriozisht këtë grevë sepse nuk është personale, por është për këta njerëz që janë sot me lot në sy” tha një tjetër.

Djali im është invalid prej 41 vitesh, i kanë hequr lekët për bukën e gojës, s’kam lekë t’i blej bebelina, ta bëjmë si në kohë të Enverit me plastmasë. S’kam me çfarë ta ndërroj. Kujdesem vetëm për djalin, burri është invalid. Vetëm unë mund t’i shërbej djalit. Festat janë me lot këtë vit, ata e kanë lekun.

Ia hoqën këtyre, po vdesim për bukën e gojës, nuk kam çfarë t’i jap për të ngrënë. Ministria e Shëndetësisë të mos i heqë lekun fëmijëve. Zoti do i fundosë, nuk flasin s’dinë se çfarë bëjnë. Ata të mendojnë dhe të mos flenë mbi lekët e këtyre, këta nuk vjedhin, nuk plaçkitin.

Ti heqin paketën e invaliditet. Me këtë shtet nuk ecim më përpara, thirrje ambasadave të vënë dorë mbi Shqipërinë sepse po ikën në humnerë, është qeveri hajdutësh”, tha nëna e njërit prej invalidëve.

Një tjetër, prind i një djali invalid kishte një thirrje për kryeministrin. “Kam 33 vjet që i shërbej djalit. Nga 2009 e këtej jam i divorcuar dhe i shërbej vetëm djalit. Mund të ecë me metra dhe këputet, do patjetër ndihmë. Si ka mundësi ti ndërpritet këtij.

Jetoj në bashkinë Cërrik, të gjithë të tjerët punojnë, si ka mundësi ti hiqet këtij. Ky është muaji i tretë. Po rrimë me lot në sy, ta shijosh ditën e festës e ta kalojmë të gëzuar. Jo të presësh bukën e një invalidi, ilaçet i mban gjithmonë me vete.

60 mijë lekë dua vetëm ilaçe. Na duket katastrofë, ca bëhet me këto lloj robsh apo e kanë vetë në terezi dhe flakin shtresën e varfër. I bëj thirrje kryeministrit se nuk e kemi politikisht, të vë dorën në zemër, të shikojë ligjin. Me ca ta ushqej djalin”, tha ai.

Invalidët në Elbasan futen në grevë urie për KEMP-in

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit