-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i Kosovës në Gjermani ka reaguar pas sulmeve të Vuçiç ndaj Rohde

Kryesoret

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka reaguar ndaj sulmeve nga Beogradi që i janë bërë ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

Ajeti ka reaguar për mes një postimi në Twitter ndaj sulmeve ndaj Rohde nga Beogradi për shkak të qëndrimit të diplomatit gjerman rreth kërkesës së Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave ushtarake në Kosovë.

Ai tha se sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd kundër ambasadorit gjerman në Kosovë janë të papranueshme.

Diplomati kosovar shtoi se sulmet e tilla ndaj Rohde kanë për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë.

Ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç e ka quajtur ambasadorin gjerman si anti-serb për shkak se kreu i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ka shprehur qëndrimin e tij kundër kërkesës së Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit