-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia Socialdemokrate protestë kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të Salih Mustafës

Kryesoret

Partia Socialdemokrate sot mban protestë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.

Ata u shprehën ditë më parë në një konferencë për media se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.

“Ftoj secilin qytetarë të Republikës së Kosovës, secilën organizatë shoqërore dhe politike që me datën 24 dhjetor, ditë e shtunë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në orën 14:00 të bashkohemi në protestë për të marshuar drejt sheshit ‘Skënderbeu’ dhe për të adresuar kërkesat tona karshi institucioneve të Kosovës dhe për të dëshmuar që dënimi që është shqiptuar në Dhomat e Specializuara në Hagë nuk është në emrin tonë”, u tha gjatë konferencës..

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar gjithashtu shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nisin procedurat për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas tyre Gjykata Speciale po tenton të tjetërson historinë e Kosovës.

Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vendosur aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit