Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar me inicialet Sh. H për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” pas u gjet në makinën e tij një sasi lënde narkotike kokainë.
Në hetim për këtë veprimtari kriminale është edhe pasagjeri i cili ndodhej në automjet.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga 29-vjeçari gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në dhjetëra doza.
Doza të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Për pasagjerin 46-vjeçar me inicialet O. B. ka nisur procedimi i tij në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.