Mbreti  i Anglisë bashkë më bashkëshorten dhe familjarët e tyre kanë marrë pjesë në një shërbim kishtar të Krishtlindjeve në Sandringham.

Ata përshëndetën me dorë turmat që ishin mbledhur jashtë kishës së Shën Marisë Magdalena përpara shërbesës. Kjo është hera e parë që anëtarët e familjes mbretërore kanë kaluar Krishtlindjet në Sandringham House që nga viti 2019.

Pas vizitës së tyre në Kishën e Shën Maria Magdalenës, turmat e njerëz u bashkuan duke shpresuar që të shohin familjen mbretërore.

Shtëpia Sandringham, ku po kalohen Krishtlindjet ka qenë shtëpia private e monarkëve britanikë për më shumë se 160 vjet.